Istogu përforcohet me super lojtare para ndeshjeve të kupës së Evropës

Hendboll

Istogu përforcohet me super lojtare para ndeshjeve të kupës së Evropës

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:17
Faruk Shala dhe Esma Muratoviq

Esma Muratoviq edhe zyrtarisht prezantohet të nënkampionet e Kosovës, Istogu. 

Hendbollistja boshnjake pas një periudhe të shkurtër rikthehet te skuadra e Istogut që ka ambicie të mëdha edhe në garat evropiane dhe po ashtu synon titullin dhe Kupën e Kosovës.

“Reprezentuesja malazeze Esma Muratoviq nënshkruan kontratë njëvjeçare me KHF Istogu.

Image

Istogu me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me reprezentuesen e Malit të Zi, Esma Muratoviq.

Esma Muratoviq është e njohur për publikun istogas, pasi që edhe më herët ishte pjesë e Istogut, përkatësisht para një viti.
Esma me klubin e Istogut kishte arritur suksese të mëdha, kishte fituar titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës, është zgjedhur hendbollistja me e mirë ne Kosovë. 
Në sezonin e fundit Muratoviq ishte pjesë e ekipit spanjoll CB San Jose Obrero.

Muratoviq është 24 - vjeçare, është paraqitur për te gjitha grupmoshat dhe atë të seleksionit "A" te njërës ndër përfaqësueseve më të forta evropiane, përfaqësueses së Malit të Zi.
Hendbollistja Muratoviq ka karrierë të bujshme në Evropë, ku ishte pjesë e shumë skuadrave të forta evropiane”, njofton Istogu.

Karriera e Muratoviqit ndër vite:
2020 - CB San Jose Obrero, Spanjë
2019 - KHF Istogu, Kosovë
2018 - Macabi Arazim Ramat 
2017 - GSK Kastamonu Belediyesi 
2016 - Madeira Andebo 
2015 - WHC Danillovgrad 
2014 - WHC Danillovgrad

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat