Gjyqtarët e Kosovës e kalojnë testin me sukses

Hendboll

Gjyqtarët e Kosovës e kalojnë testin me sukses

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:39
Gjyqtarët e Kosovës e kalojnë testin me sukses

Gjyqtarët e Kosovës të Federatës Evropiane të Hendbollit të dielën kanë kaluar me sukses testin fizik, që është obligativ për të drejtuar ndeshje në edicionin e ri të Kupave Evropiane.

Testi “Shuttle Run” është kryer në palestrën e re dhe të bukur në Samadrexhë, ndërsa video-xhirimet prej testimit janë nisur për në EHF. Prezent ishin sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani dhe zyrtarë të tjerë të federatës.

Çiftet Erdoan Vitaku/Arsim Vitaku, Sherif Xhema/Besfort Jahja dhe Ilir Bytyqi/Syart Kasapi kanë treguar përgatitje të duhur dhe janë të gatshëm për stinorin e ri. Çifti tjetër me thirrje të EHF-së, Eshref Beqiri/Ilir Krasniqi, ka drejtuar të shtunën ndeshje në Kroaci dhe do të kryej testin më vonë.

Testimi për gjyqtarët tjerë do të bëhet më 3 tetor në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat