A do të shtyhet Superliga e Kosovës?

Hendboll

A do të shtyhet Superliga e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:00
A do të shtyhet Superliga e Kosovës?

Disa klube ende nuk i kanë filluar përgatitjet në hendboll, për faktin se po ballafaqohen me probleme të ndryshme!
Edhe ato që i kanë filluar përgatitjet, sa do t’ju mjaftojë që për dy javë të përgatiten për garat e Superligës së Kosovës meshkujt – femrat!

Superliga e Kosovës pritet të fillojë me 10 tetor! 

A ka gjasë që të shtyhet edhe për një ose edhe dy javë, gjithçka do të shihet në ditët e ardhshme, kur kihet parasysh se nuk është numri i vogël i skuadrave që po hasin në vështirësi jo vetëm financiare por edhe me vonesa për fillimin e përgatitjeve. 

Prandaj, do të ishte e logjikshme që të shtyhet kampionati për një javë ose edhe dy javë, që të kanë mundësinë klubet të përgatiten sa më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat