Gjysma e skuadrës hungareze - e infektuar, shtyhet ndeshja në Champions League?

Hendboll

Gjysma e skuadrës hungareze - e infektuar, shtyhet ndeshja në Champions League?

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:31
Vardari

Dueli i  Champions League në hendboll (meshkujt), mes skuadrës hungareze PIC Szeged dhe Vardarit nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, do të shtyhet!

“Duket se Vardari nuk ka fat të luajë në Champions League në këtë sezon sipas orarit të përcaktuar. 

Gjegjësisht, pas shtyrjes së ndeshjes me Elverum, sfida e radhës për të enjten në Hungari, do të shtyhet me PIC Szeged. 
Kjo për faktin se pothuajse gjysma e skuadrës hungareze është e infektuar me Covid-19 dhe për faktin se deri më sot nuk janë kryer testet edhe te lojtarëve e Vardarit.

Tani për tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga EHF, i cili natyrisht duhet të thotë mendimin e saj në lidhje me ndeshjen e Champions League”, shkruan mes të tjera media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat