Të shtunën seminari i gjyqtarëve dhe i vëzhguesve

Hendboll

Të shtunën seminari i gjyqtarëve dhe i vëzhguesve

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:54
Të shtunën seminari i gjyqtarëve dhe i vëzhguesve

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës ka vendosur që seminari tematik në prag të edicionit të ri të garave të mbahet të shtunën (3 tetor). Seminari mbahet për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit aktiv, të të gjitha ligave.

Seminari mbahet prej orës 11:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

Në seminar ligjërojnë Fahredin Hashani, delegat i EHF-së si dhe gjyqtarët me thirrjen e EHF-së: Arsim Vitaku, Erdoan Vitaku, Besfort Jahja, Sherif Xhema, Ilir Bytyqi, Syart Kasapi.

Do të ligjërohet për faullin në sulm, portierin si lojtar në fushë, rregullin e 30-sekondshit të fundit, lojën me pivot, lojën pasive dhe hapat, për lojtarin e lënduar në fushë.

Do të ligjërohet edhe për propozicionet e garave, ndërsa do të mbahen testet teorike për njohjen e rregullave të hendbollit si dhe për njohjen e propozicioneve.
Pjesëmarrja është obligative për të gjithë gjyqtarët dhe kontrolluesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat