Kjo është si vetëvrasje për hendbollin e Kosovës!

Hendboll

Kjo është si vetëvrasje për hendbollin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2020 Në ora: 15:36

Kosova pa asnjë skuadër në garën më të re, Europa League, që është jashtëzakonisht e fortë. Asnjë skuadër nga Kosova, kjo është sikur vetëvrasje për hendbollin e Kosovës.

E para, pak do të kishte rëndësi rezultati sa do të kishte domethënie që t’i luash 10 ndeshje në grup! 
Më mirë humbë nga 15 e 20 diferencë, të paktën shiko ku je me takat!

Më mirë 10 humbje rresht dhe të fitosh një përvojë, se sa të ikësh prej këtyre garave të forta. 
Klubet tona duhet të mendojnë seriozisht, nëse duan të rriten në cilësi, le t’i masin forcat aty ku është fortë dhe jo të shtyhen me Zhegrën, Llapin e Podujevës, Vushtrrinë etj! 

Cilësia nuk rritet edhe as nuk fitohet përvoja duke iu shmangur garave të forta! 
A do të kishte qenë më bukur sikur Kosova ta kishte një ekip në Europa League (meshkujt), se sa që nuk e ka. 

Keq shumë që nuk e kemi! Ju burrat e hendbollit që po na shiteni mend nëpër klube, mos mendoni se do të bëheni dikushi duke ikur nëpër ligat më të dobëta evropiane!  Kjo është e dhimbshme për hendbollin tonë.  

Hendbolli ynë nuk ka lindur në vitin 2000, është nga vitet e 50-ta, kemi traditë të madhe dhe për ata që nuk e dijnë, shfletoni historinë!

Një gjë mos e harroni, as bariu që i ruan dhitë, nuk mund ta mashtroni sepse e di se çka është cilësia e hendbollit! Kosova u rrit me hendboll e me rezultatet në vitet e 70-ta dhe të 80-ta!  O investoni e merruni pjesë ku duhet, o ikni prej këtij sporti, se na morën në qafë!
 

Europa League 2020/2021
Grupi A: Ademar Leon, Wisla, Çehovski medvjedi, Toulouse, Fivers, Metalurg.
Grupi B: Nimes, Dinamo Bukuresht, Tatran, Füchse, Sporting, Kristianstad.
Grupi C: Magdeburg, Alingsas, Beshiktash, Montpellier, Nexe, CSKA.
Grupi D: Tatabanya, Schaffhausen, Pelister, RN Löwen, GOG, Trebnje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat