Parduzi: Përgatitjet po shkojnë mirë, Vushtrria është më e fortë se në sezonin e kaluar 

Hendboll

Parduzi: Përgatitjet po shkojnë mirë, Vushtrria është më e fortë se në sezonin e kaluar 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2020 Në ora: 19:05
Parduzi: Përgatitjet po shkojnë mirë, Vushtrria është më e fortë se sezonin e kaluar 

Fituesja e Kupës së Kosovës, Vushtrria, përgatitet me intensitet të shtuar për sfidën e parë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat). 

Vashat e Vushtrrisë do të ballafaqohen me nënkampionen e Kosovës, Istogu, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.

Ndeshja e parë luhet me 10 tetor (18.00) në palestrën e sporteve në Samadrexhë, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Istog. 
Vushtrria si gjithmonë është një skuadër e papërshtatshme për Istogun dhe synojnë rezultat të favorshëm në sfidën e parë.

Kryetrajner i Vushtrrisë, Arben Parduzi, tha se përgatitjet po shkojnë mjaft mirë.

”Mendoj që jemi të përgatitur mjaft mirë duke pas parasysh rrethanat me pandemi, jemi mundu me gjet zgjedhje edhe kur s’ka qenë palestra e hapur.

Stërvitjet po ecin mirë, vajzat po japin maksimumin në stërvitje që të jemi sa më të përgatitur për dy lojtë në garat evropiane kundër Istogut dhe garat e Kampionatit të Kosovës që fillojnë pas një jave”, tha Parduzi për gazetën Kombëtare “Bota sot”.  

A është Vushtrria më e fortë së në muajin korrik?
“Mendoj që ekipi është më i fortë se në sezonin e kaluar kur ekipi i Vushtrrisë fitoj Kupën e Kosovës”, përgjigjet Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat