Istogu fiton sfidën miqësore në kryeqytet

Hendboll

Istogu fiton sfidën miqësore në kryeqytet

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2020 Në ora: 19:19
Istogu fiton sfidën miqësore në kryeqytet

Nënkampionja e Kosovës, Istogu, ka zhvilluar ndeshje miqësore me Prishtinën në kryeqytet. Një miqësore e mirëseardhur për të dyja ekipet për të testuar formën e secilës lojtare.
Istogu shënoi fitore me rezultat 32:22 ndaj vashave të Prishtinës.

“Istogu sot ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Prishtinë ndaj Prishtinës.

Istogu falënderon skuadrën e Prishtinës për organizimin e kësaj ndeshje të rëndësishme para fillimit të kampionatit dhe pjesëmarrjes në gara ndërkombëtar.

Në fund skuadrat darkuan së bashku pas përfundimit të ndeshjes”, njofton Istogu. 

Istogu ka disa lojtare me përvojë dhe që janë edhe arma kryesore e kësaj skuadre, si Esma Muratoviq,  Albina Rugova, Tina Hetemi, Pranvera Ferataj, Keta Veneski etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat