Berisha: Shmangja nga Europa League është një përbuzje e vet hendbollit të Kosovës

Hendboll

Berisha: Shmangja nga Europa League është një përbuzje e vet hendbollit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2020 Në ora: 18:44
Berisha: Shmangja nga Europa League është një përbuzje e vet hendbollit të Kosovës

Ish hendbollisti i mirënjohur, Dervish Berisha, është i habitur, se si asnjë skuadër e Kosovës nuk e ka provuar veten që të luajë në kualifikimet për Europa League në hendboll dhe të kërkojë të futet në fazën e grupeve. 

Berisha i takon gjeneratës së artë të fundviteve 70-ta dhe të 80-ta, shprehet kritikë, që po frikësohen të luajnë në Europa League.  

Ai habitet se si ekipet tona ikin nga garat e forta dhe shkojnë të garojnë në garat më të dobëta evropiane dhe nuk luajnë aty ku e kërkon rendi dhe sipas titullit që ka në Kosovë!   

Si e komenton që asnjë skuadër e jona nuk e mori guximin të luajë në kualifikimet e Europa League?

“Është humbje e hendbollit dhe nënçmim sepse ne luajmë hendboll që 70 vjet.

Andaj mos marrja pjesë në ligën kualitative e dëmton dukshëm hendbollin, ekipet dhe vetë hendbollistët e hendbollistet sepse çdo ballafaqim me një skuadër të madhe e kualitative Europiane është një përvojë e cila tregon se ku jemi ne si ekipe, si hendbollist dhe Federatë. 

Shmangja nga Europa League është një përbuzje e vet hendbollit të Kosovës, andaj duhet ngritë zërin të gjithë sepse me ligën tonë super nuk arrijmë askund dhe është bë shumë e pavlerë ndeshjet në ligat e Kosovës.

Sepse me nga 3 - 4 ekipe pak të forta, tjerat duke dhënë shpirt, s’ka efekt as përparim,  andaj vete hendbollistët duhet reaguar sepse është mirë t’i masin forcat me ekipet e mëdha europiane. Me shmangjen e kësaj lige po bëhem si disa shtete që dje kanë filluar hendboll e po harrojnë që luajmë përafërsisht 70 vjet.

Po shihet kualiteti i viteve te arta dhe sot sikur ato gjenerata të ishin sot do të zënin vend te merituar në ligën europiane”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat