Besa fiton turneun 'Jeton Tërstena'

Hendboll

Besa fiton turneun 'Jeton Tërstena'

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 23:54
Besa  fiton turneun 'Jeton Tërstena'

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas e ka fituar turneun kushtuar dëshmorit Jeton Tërstena – Tota. Turneu është mbajtur të shtunën në palestrën që e mban pikërisht emrin Jeton Tërstena – Tota, në Vushtrri.

Turneu tradicional organizohet nga Vushtrria, që ishte njëra prej tri ekipeve pjesëmarrëse.

Në ndeshjen e parë të turneut, Besa Famgas fitoi ndaj Trep çës me rezultat 27:13. Kështu Besa e Pejës kaloi në finale ku u përball me organizatorin e turneut, Vushtrrinë. Ndeshjen ndaj Vushtrrisë, Besa Famgas e fitoi me rezultat 30:17.

Dëshmori Jeton Tërstena ka dhënë kontribut të madh në sportin e hendbollit. Komuniteti i hendbollit vazhdimisht e përkujton me respekt maksimal veprën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat