Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Hendboll

Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 11:36
Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Në Fakultetin e Edukimit Fizik në Prishtinë, të shtunën është mbajtur seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues të hendbollit kosovar. Seminari është mbajtur në prag të edicionit të ri të garave, kurse është vlerësuar i suksesshëm.

Kanë ligjëruar gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së, Ilir Bytyqi, Syart Kasapi,Arsim Vitaku, Erdoan Vitaku dhe Besfort Jahja.

Është ligjëruar dhe është diskutuar nga të pranishmit për tema të ndryshme. Po ashtu është mbajtur testimi në prag të edicionit të ri të garave.

Gjashtë gjyqtarë dhe dy vëzhgues janë testuar edhe për avancim.
Pjesëmarrës ishin afro 50 gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat