Deva ka ligjëruar për koronavirus

Hendboll

Deva ka ligjëruar për koronavirus

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 20:03
Deva ka ligjëruar për koronavirus

Informata të rëndësishme janë dhënë në seminarin për mjekë, fizioterapeutë e persona zyrtarë të klubeve që është mbajtur të dielën në Sheshin 21 në Prishtinë. Seminarin e hapi Izet Gjinovci, sekretar gjeneral i FHK-së, kurse të pranishmit i ka përshëndetur Eugen Saraçini, president i Federatës sonë.

Para afro 100 të pranishmëve kanë ligjëruar Dr. Granit Deva dhe Erlinda Hakaj, udhëheqëse e Task-Forcës së FHK-së për përballje me COVID-19.

Deva ka ligjëruar për koronavirusin kurse Hakaj për zbatimin e Manualit për luftë ndaj COVID-19 në aktivitete të hendbollit, stërvitje e ndeshje.

FHK-ja është e përkushtuar për fillim të sigurt të edicionit të ri të garave. Klubet nga FHK-ja janë pajisur me matës të temperaturës dhe me dezinfektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat