Kelmendi para sfidës evropiane kundër Istogut: Besoj që jemi në formë të mirë

Hendboll

Kelmendi para sfidës evropiane kundër Istogut: Besoj që jemi në formë të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 17:58
Kelmendi para sfidës evropiane kundër Istogut: Besoj që jemi në formë të mirë

Në fundjavë përkatësisht me 10 tetor (në orën 18.00), në palestrën e re sportive në Samadrexhë, do të zhvillohet ndeshja e parë e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll, mes dy skuadrave të Kosovës, Vushtrrisë, fituese e Kupës dhe Istogut, nënkampione e Kosovës.

Vushtrria përgatitet maksimalisht dhe ka disa përparësi para kësaj sfide të madhe. 

E para, të gjithë luajmë me zemër! E dyta, luajnë një për të gjithë dhe të gjithë për një. 

Image

E treta, nisen nga ajo filozofia sportive: Të gjithë do të vdesin në fushë për ngjyrat e klubit dhe për fitore!
Portierja më e mirë në vendin tonë, Njomza Kelmendi, anëtare e Vushtrrisë, me optimizëm e pret sfidën me Istogun por edhe është e matur në synime.

“Bota sot”: Sa jeni të përgatitur dhe në formë para sfidave evropiane?
Njomza Kelmendi:
Në këtë kohë sigurisht që pandemia e ka bërë të veten, mirëpo pavarësisht kësaj jemi munduar të përgatitemi maksimalisht dhe besoj që jemi në formë të mirë.

“Bota sot”: Me 10 tetor kundër Istogu, a mendoni se Vushtrria do të jetë si gjithmonë arrë e fortë dhe ku janë përparësitë?
Njomza Kelmendi
: Kohën e fundit kemi qenë rivale me ekipin e Istogut vazhdimisht. Përparësi në lojën e parë natyrisht që do të jetë terreni vendas dhe përkushtimi jonë në lojë sa më të mirë.

“Bota sot”: A do të ndikojë paksa që do të luani si vendas në palestrën e sportit në Samadrexhë dhe a besoni se do të kualifikoheni?
Njomza Kelmendi:
E mira e kësaj është se dy lojët do të luhen në dy salla të reja.
Mirëpo, fatkeqësisht të dyja do të luhen pa shikues. Për ne nuk ndikon shumë se në cilën sallë luajmë, sa ndikon se do të luajmë pa tifoz, për shkak se është mëkat që në ndeshje të tilla të mungoj atmosfera në tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat