Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, ka uruar të martën presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, me rastin e ditëlindjes.
Presidenti Moustafa përmes letrës zyrtare ka vlerësuar lartë kontributin e presidentit të federatës sonë.
Moustafa është mik i hendbollit të Kosovës dhe i shtetit të Kosovës në përgjithësi.
“Faleminderit për gjithë punën tuaj në ndihmë të promovimit dhe rritjes të sportit tonë në Kosovë dhe në Evropë”, ka shkruar Moustafa.