Ahmet Petrova: Udhëheqësia e mëparshme, as nuk po përgjigjen as nuk po e bëjnë dorëzimin e klubit

Hendboll

Ahmet Petrova: Udhëheqësia e mëparshme, as nuk po përgjigjen as nuk po e bëjnë dorëzimin e klubit

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2020 Në ora: 17:56
Kasim Kamenica, Ahmet Petrova dhe Beqir Buçinca

Kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Ahmet Hysenaj-Petrova, përmes një letre të hapur ka sqaruar situatën në klub dhe edhe çështjen e trajnerit Kasim Kamenica.  

“Për shkak të situatës që ishte krijuar në KH KASTRIOTI me insistimin e udhëheqësve eminent ferizajas me qellim të kontriboj në stabilizimin e klubit, kthimin e tij në rrjedha normale ashtu siç e meriton qyteti i hendbollit, të cilit ja kam dhënë kapacitetet e mija mbi katër dekada pranova ta udhëheqi klubin nga 20 janari 2020.

Dashamirët e klubit dua ti njoftoj se udheheqesia e mëparshme, bordi i klubit nuk po e bëjnë dorëzimin e klubit konform ligjit normalisht duke dëshmuar, që i kanë krye obligime ligjore, ose të obligohen se kanë me i krye nëse eventualisht rrjedhin më vonë. 

Me që nuk po përgjigjen në asnjë mënyrë që çdo  gjë  të kryhet ashtu siç duhet unë e kam përpiluar dhe ju kam dërguar një marrëveshje të cilën duhet ta noterizojnë, ta thërrasin e mbajnë kuvendin e klubit dhe të ofrojnë dorëheqje nga të gjitha funksionet, ta zgjedhim udhëheqësinë e re (me propozim tim dhe delegateve), të bëhet pranim dorëzimi i klubit e të vazhdohet puna normale.

Klubi figuron, është në emër dhe më kompetenca ligjore të tyre. 

Do ti pres edhe  tri ditë a po e dorëzojnë siç duhet klubin, përndryshe nuk do të merrem me ta e as me klub.
Sa i përket çështjes trajnerit konkretisht Kasim Kamenica ai ka ardhur në pjesën pranverore hatri i imi dhe i Beqir Buçincës, normalisht me ndihmuar hendbollin ferizajas. Qëllimi ynë  ka qenë dhe është qe ai të punoj në shtigje të gjata e ti kthehet nami hendbollit qytetit tonë  ashtu siç e meriton.

Pas sqarimit të rrethanave a nëse  e udhëheqi klubin më tutje, sigurisht do të bëj çmos, që Kamenicën ta angazhoj në udhëheqjen e klubit.

Të angazhohet një emër - ekspert  i hendbollit si Kasim Kamenica është nderë  jo vetëm për hendbollin ferizajas, por edhe për atë të Kosovës”, shkruan Petrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat