Parduzi: Besojmë dhe shpresojmë në fitore kundër Istogut

Hendboll

Parduzi: Besojmë dhe shpresojmë në fitore kundër Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2020 Në ora: 13:58
Parduzi: Besojmë dhe shpresojmë në fitore kundër Istogut

Fituesja e Kupës së Kosovës, Vushtrria, është gati për sfidën e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll. Vashat vushtrriase kanë dalë edhe negativ me testin që kanë bërë për Covid 19. Ato janë të  gatshme për ndeshjen e nesërme (18.00) që luhet në palestrën e re sportive në Samadrexhë, kundër nënkampiones së Kosovës, Istogu. 

Kryetrajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi, beson e shpreson në fitore. 

“Jemi përgatitur mjaft mirë për takimin e së shtunës që do të luhet në Samadrexhë në orën 18:00, kundër ekipit të Istogut.
Mendoj që loja do jetë e fortë, e respektojmë kundërshtarin, ka ekip cilsore, por ne do mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe në fund të dalim fitues.

Edhe pse jemi vendas për shkak të rrethanave me Covid 19, nuk mundemi të llogarisim në tifozët ‘Forca’, të cilët na mbështesin gjithmonë.

Të gjithë në ekip kemi dal negativ në testin Covid 19 dhe i kemi në dispoziocion përveç lojtarës Florentina Preniqi, e cila ka angazhime në shkollën policore dhe nuk ka mundur të bëj testin dhe nuk mundim të llogarisim në të.

Besojmë dhe shpresojmë në fitore dhe në  një paraqitje të mirë dhe lojë të fortë”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat