Ahmet Petrova në siklet të madh, Haxhimusa reagon: Edhe pas 20 viteve ka mjegulli se të kujt janë klubet

Hendboll

Ahmet Petrova në siklet të madh, Haxhimusa reagon: Edhe pas 20 viteve ka mjegulli se të kujt janë klubet

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2020 Në ora: 19:15
Ahmet Petrova në siklet të madh, Haxhimusa reagon: Edhe pas 20 viteve ka mjegulli se të kujt janë klubet

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) është në situatë alarmante, një Zot e di se çfarë do të pjellë në ditët e ardhshme. Ahmet Hysenaj – Petrova, kryetar i klubit, kërkon pranim - dorëzimin e klubit, por sipas tij themeluesit nuk po ia hapin telefonin dhe nuk po i përgjigjen në asnjë formë. Ahmet Petrova është në siklet të madh!

Përgjegjësi për sport në drejtoratin e sportit në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, ka reaguar, duke thënë se tash e 20 vite ka mjegull.   

“Edhe pas 20 viteve ka mjegulli se të kujt janë klubet sportive në Kosovë, klubet sportive në Kosovë janë OJQ të themeluesve dhe të askujt tjetër, por për vërtetësi pyetni Ministrin e Administratës Publike ajo ju tregon saktësisht.

Këtë mjegulli që e ka krijuar kjo Ministri duhet ta sqarojnë vetë zyrtaret e saj duke i përjashtuar klubet private që janë të krijuar nga aksionarët. E kjo pyetje është e domosdoshme t’i drejtohet udhëheqësit të departamenti të OJQ-së në Prishtinë”, shkruan Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat