Shefqet Hasani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Shefqet Hasani - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: K.Goca Më: 9 tetor 2020 Në ora: 19:43

Si në të gjitha sferat tjera edhe sporti ka dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta, në fakt sfiduan regjimin e Serbisë. 
Shefqet Hasani i takon Gjeneratës së Republikës. Hasani ka dhënë kontribut të madh si hendbollist, duke luajtur edhe për Prishtinën edhe për Llapin. 

Ai ka sakrifikuar shumë dhe asnjëherë nuk është mërzitur edhe për kërcënimet që i vinin nga pushtuesi serb. 

Hasani dhe mijëra sportistë shqiptarë, ishin zotuar për t’i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës dhe ishin të gatshëm ta paguajnë çdo çmim, qoftë edhe me jetë, por mos të ndalen deri në jetësimin e misionit të tyre. Iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.

Ai sot është krenar për sakrificën që ka bërë për sportin dhe shtetin e Kosovës. Sot ndihet i lumtur që sheh vajzat dhe djemtë tanë duke lozur të lirë në stadiume dhe palestra sportive, duke mbrojtur ngjyrat e Kosovës. 

Në vitet e 90-ta (1991-1999), kjo e drejtë iu ndalu nga pushtuesi serb, duke i dëbuar nga stadiumet dhe palestrat sportive sepse refuzuan të garojnë me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë. Kështu që garat i zhvilluan në fusha dhe salla të improvizuara, edhe aty ishin të kërcënuar dhe shumë herë edhe të rrahur nga milicia serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat