Klubi i shqiptareve dalin negativ, gati për duelin me serbet e Nishit

Hendboll

Klubi i shqiptareve dalin negativ, gati për duelin me serbet e Nishit

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 22:49
Klubi i shqiptareve dalin negativ, gati për duelin me serbet e Nishit

Të shtunën me fillim prej orës 18:00 në QRS në Kale, ekipi shqiptar, KHF Çair do të përballet me serbet e Naisa në ndeshjen eliminatore të kupës europiane në hendboll.

Para ndeshjes në kupat europiane hendbollistet cairase kanë kryer testet për Covid-19, ndërsa rezultatet kanë dalë të mira. Të gjitha lojtaret janë negative me koronavirus dhe tani të gatshëm e presin takimin e nesërm.

Ky lajm i mirë ka gëzuar stafin teknik të ekipit të cilët do ti kenë në dispozicion të gjitha hendbollistet për lojë.

Çairaset nesër do të përpiqen të shënojnë fitore në mënyrë që sa më qetë të udhëtojnë për në ndeshjen e kthimit pas një jave në Nish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat