Besa ka sfidë të lehtë

Hendboll

Besa ka sfidë të lehtë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:19
Besa ka sfidë të lehtë

Edicioni 2020/2021 i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve fillon të shtunën (sot). Në program janë ndeshje interesante, ndërsa pritet rivalitet dhe hendboll i mirë.

Përkundër vështirësive që kanë pasur, skuadrat kanë nisur përgatitjet dhe pritet të jenë të gatshme për kampionatin e ri.

Në ndeshjet Vushtrria – Vëllaznimi (15:00) dhe Zhegra – Drenica (19:00), nuk ka skuadra të favorizuara dhe priten lojëra të mira. Prishtina e pret Llapin (17:30) dhe vlerësohet favorite, njëjtë si Kastrioti ndaj Prizrenit. Prizreni e pret Kastriotin po ashtu të shtunën nga ora 17:30.

Të dielën është vetëm një ndeshje. Kampioni aktual, Besa Famgas cilësohet favorit përballë Trepçës, në ndeshjen që nisë në ora 17:00. Ndeshja Besa Famgas – Trepça luhet në “Karagaçi” në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat