Trajneri serb kërkon kujdes nga shqiptaret

Hendboll

Trajneri serb kërkon kujdes nga shqiptaret

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:31
Trajneri serb kërkon kujdes nga shqiptaret

Sonte në orën 18.00 në Shkup do të zhvillohet sfida mes skuadrës shqiptare Çair dhe asaj serbe, Naisa nga Nishi, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (femra).  

Trajneri i ri i Naisa-s,  Lubomir Obradoviq, bën thirrje për kujdes dhe përqendrim maksimal para duelit të parë të rrethit  të 2-të të Kupës EHF, me ekipin Çair në Shkup.

“Po shkojmë në Shkup për të luajtur sa më mirë. 

Ne kemi njohuri të caktuara për kundërshtarin. Ne gjithashtu kemi dy anëtarë të ekipit kombëtar maqedonas në ekip, kështu që kemi marrë disa informacione "të dorës së parë" – tha mes të tjera Obradoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat