Prishtina starton me fitore

Hendboll

Prishtina starton me fitore

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Hendbollistet e Prishtinës e kanë nisur me fitore edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës.

Prishtina të shtunën në ndeshjen hapëse të stinorit të ri e ka mposhtur KHF Kastriotin me rezultat 36:31.

Që në pjesën e parë prishtinaset krijuan epërsi prej gjashtë golave, 18:12.

Te Prishtina me efikasitet u dalluan E. Kurteshi me 9 gola dhe Sh. Mehmeti me 8 gola të realizuara.

Te skuadra e Kastriotit, E. Beqiri i shënoi 8 gola kurse P. Gashi ndeshjen e mbylli me 7 gola. Ndeshja është luajtur në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat