Eduard Berisha - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Eduard Berisha - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2020 Në ora: 18:22
Eduard Berisha - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Hendbolli si të gjitha disiplinat sportive, u ballafaqua me peripecitë e ndryshme në vitet  90-ta. 

Hendbollistët ishin në një situatë shumë të vështirë në verën e vitit 1991, por nuk menduan shumë dhe formuan Kampionatin e pavarur të Republikës së Kosovës, duke u thënë jo një herë e përgjithmonë garave me ish klubet jugosllave dhe të Serbisë.

Eduard Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. 

Përveç si hendbollist i dalluar, ai ka qenë i disiplinuar, shembull në fushën e lojës dhe kontribues i madh. 

Berisha ka sakrifikuar shumë për hendbollin dhe në anën tjetër me shumë shokë i rezistuan okupatorit serb. 

Ai është krenar për kontributin që ka dhënë në vitet më të vështira, duke lozur në fusha me beton e të improvizuara, por i lumtur që sfiduan deri në pikën e fundit regjimin serb. 
Ai ndihet krenar që zhvilluan garat e Republikës së Kosovës dhe e mbajtën gjallë sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat