Problem e probleme, një Zot e di se kur do t’ju vijë fundi! Përveç të meshkujt, probleme të mëdha edhe te femrat e Kastriotit të Ferizajt në hendboll!
Burime raportojnë se, hendbollistet kërkojnë kushte dhe rroga.
“Trajnerja Vlora Jashari ka ardhur dhe ka folur me lojtare, duke iu thënë se brenda javës apo javës tjetër, gjërat do të rregullohen dhe do të bëhet mirë. Vlora po mundohet mi bindë”, - tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Vashat e Kastriotit kërkojnë kushte. “Nuk përjashtohet mundësia të shkojnë edhe në bojkot, edhe pse nuk është në opsion. Të shohim”, tregon një burim. Megjithatë, disa thonë se gjërat janë shumë mirë në klub dhe as që ka probleme. "Nuk ka asnjë problem, punët janë super", tha një anëtar brenda klubit në kushte anonime.
Kastrioti ka pësuar humbje me 36:31 nga Prishtina në hapje të kampionatit të ri.