Ahmetxhekaj: E njohim kundërshtarin dhe jemi skuadra rivale në Superligë

Hendboll

Ahmetxhekaj: E njohim kundërshtarin dhe jemi skuadra rivale në Superligë

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 13:59
Ahmetxhekaj: E njohim kundërshtarin dhe jemi skuadra rivale në Superligë

Me paraqitje të mirë te Istogu në ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë është shquar edhe portierja e re, Blerta Ahmetxhekaj. Ajo ka bërë pritje të rëndësishme në fitoren 26:21 të Istogut ndaj Vushtrrisë, të shtunën në Samadrexhë.

Ndeshja e kthimit e raundit të dytë të Kupës Evropiane luhet të shtunën e ardhshme në Istog. Me ndeshjen evropiane do të përurohet palestra në qytetin e Istogut. Istogaset kanë pritur gjatë për hapjen e palestrës. Falë fitores në Samadrexhë, Istogu është shumë më afër kualifikimit tutje.

“Pas fitores, tani jemi një hap më afër dhe në ndeshjen e dytë presim të zhvillojmë lojë të mirë kolektive dhe patjetër e presim kualifikimin. Zhvillimi i kësaj ndeshje në palestrën e qytetit dhe hapja e saj, e bën këtë ndeshje më madhështore. Është një motiv shtesë për të gjithë ne. Atmosferë festive nuk presim pasi fatkeqësisht ndeshja luhet pa shikues. Mirëpo presim të dalim nga ndeshja duke festuar”, ka thënë Blerta Ahmetxhekaj për faqen zyrtare të FHK-së.

“E njohim kundërshtarin dhe jemi skuadra rivale në Superligë. Por ne futemi në këtë ndeshje vetëm për fitore. Fitorja në ndeshjen e parë erdhi si rezultat i angazhimit maksimal, përgatitjes së mirë fizike dhe dëshirës për të fituar”, thotë Ahmetxhekaj.

Ajo mori vlerësime pozitive për paraqitjen në Samadrexhë. Synon paraqitje edhe më të mirë në Istog, të shtunën nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat