Kastrioti me ndryshime të mëdha, me drejtor dhe kryetar të ri

Hendboll

Kastrioti me ndryshime të mëdha, me drejtor dhe kryetar të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:43
Kastrioti me ndryshime të mëdha, me drejtor dhe kryetar të ri

Gjërat po vijnë në binarë të klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampioni i pasluftës në Kosovë.

Ndryshime të mëdha brenda klubit, që pritet nesër të bëhen edhe publike emrat e kryesisë, njofton një burim brendapërbrenda klubit. 

Raportohet se nesër do të emërohet kryetari i ri, drejtori i ri dhe me gjasë edhe trajneri i ri, për këtë të fundit ende nuk është vendosur.   

“Do të ketë ndryshime të mëdha dhe shumë pozitive, do ta kthejmë fytyrën e vërtetë të klubit, do të investojnë dhe do të luftojnë jo vetëm për trofe, por edhe të janë ekip e fortë për arenën ndërkombëtare.

Do të ndërtohet një klub për shtigjet të gjata dhe do të jetë fuqi”, tha një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat