Kelmendi: Vushtrria gjithmonë ka pasur forc

Hendboll

Kelmendi: Vushtrria gjithmonë ka pasur forc

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:14
Kelmendi: Vushtrria gjithmonë ka pasur forc

KHF Vushtrria ka humbur ndeshjen si vendase nga Istogu, por nuk është dorëzuar për ndeshjen e kthimit të Kupës Evropiane. Istogu e Vushtrria takohen të shtunën në palestrën e re në Istog, në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën e kaluar në Samadrexhë, e fitoi Istogu me rezultat 26:21. Kështu Istogu është në përparësi të madhe për kalim në raundin e tretë. Por vushtrriaset kanë synimet e tyre.

Portierja Njomza Kelmendi ka shfaqur formë të lartë në ndeshjen në Samadrexhë. Ajo vazhdon të jetë prej pikave të forta të Vushtrrisë. Prej Kelmendit pritet shumë nga KHF Vushtrria edhe për ndeshjen e kthimit në Istog.

“Vushtrria gjithmonë ka pasur forcë për t’i fituar ndeshjet. Mirëpo në disa moment vendimtare na ka rënë koncentrimi.

Pikërisht kjo na ndodhi në lojën e parë, ku edhe pësuam humbje. Ishim më të mira se kundërshtaret në pjesën më të madhe të lojës, mirëpo mendoj se nga dëshira e madhe për të fituar, e lëshuam fitoren nga duart. Në ndeshjen e kthimit do të mundohemi të evitojmë gabimet e bëra dhe të dalim triumfuese”, ka thënë Njomza Kelmendi për faqen zyrtare të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat