Istogu me Muratoviqin, Rugovën, Hetemin kërkojnë kualifikimin 

Hendboll

Istogu me Muratoviqin, Rugovën, Hetemin kërkojnë kualifikimin 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 11:49
Istogu me Muratoviqin, Rugovën, Hetemin kërkojnë kualifikimin 

Nënkampionia e Kosovës, Istogu, sot do të luajë ndeshjen e parë në historinë e saj në palestrën e re në Istog kundër Vushtrrisë, në takimin e kthimit të Kupës së Evropës në hendboll.

E veçanta është se sot (18.00) përurohet palestra e re dhe pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të fushave të ndryshme jo vetëm sportive. Istogu synon fitoren e parë në palestrën e re dhe kualifikimin në rrethin e tretë të Kupës së Evropës. 

Trajneri Faruk Shala ka përgatitur ekipin mjaft mirë dhe e ka qetësinë në anën tjetër, duke iu falënderuar edhe fitores në Vushtrri me rezultat 26:21, ka epërsinë me pesë gola, janë shumë afër kualifikimit.

Lojtaret Esma Muratoviq, Albina Rugova, Tina Hetemi, Keta Venetsky, Pranvera Ferataj, Natalia Millatoviq, portierja Blerta Ahmetxhekaj etj. kërkojnë fitoren dhe kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat