Klubi i hendbollit Vushtrria sot do të udhëtojë pa trajnerë në drejtim të Istogut, për të zhvilluar ndeshjen e rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat).
Kryetrajneri Arben Parduzi mungon edhe në takimin e sotëm (18.00), për shkak se është me Covid 19. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë! Po ashtu mungon edhe trajneri tjetër Besim Shabanaj, dje ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Edhe Parduzi edhe Shabanaj e konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë të infektuar nga virusi korona.
Arben Parduzi
Shabanaj nuk ka as simptoma dhe gjendja e tij është shumë e mirë.
Besim Shabanaj
Vushtrria do të udhëtojë pa trajnerët dhe në kërkim të përmbysjes së humbjes me rezultat 26:21, me synime që të kualifikohen më tej.