E fundit, nëse nuk tërhiqet, do të shkarkohet Ahmet Petrova? Lojtarët në këmbë!

Hendboll

E fundit, nëse nuk tërhiqet, do të shkarkohet Ahmet Petrova? Lojtarët në këmbë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:56
E fundit, nëse nuk tërhiqet, do të shkarkohet Ahmet Petrova? Lojtarët në këmbë!

Sot është tollovi në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). 

Burimet brendapërbrenda klubit raportojnë, se Ahmet Hysenaj – Petrova, sot nuk iu është lajmëruar lojtarëve në telefon dhe rrezikon që ndeshja mos të zhvillohet me Trepçën nga Mitrovica, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll. 

Megjithatë, një burim tjetër brenda klubit, thotë se ka individ, që i lusin lojtarët që për hir të qytetit dhe klubit me traditë, të dalin në fushë dhe ta zhvillojnë ndeshjen! 

Zhvillime dramatike në KH Kastrioti. “Nëse nuk tërhiqet, ai do të shkarkohet, se boll e duruam dhe nuk e durojmë më”, tha një burim i afërt me klubin.

“Ahmet Petrova do të shkarkohet dhe besojmë se këtë përkrahje do ta kemi edhe nga komuna”, tha një burim. 
Pritet që dikush tjetër ta merr klubin. “Dy gjëra i ka Petrova: Të deklaroj se është tërhequr apo do me vazhduar, ose e shkarkojmë, ka kush e merr klubin”, tha një burim në kushte anonime. “Ai ka deklaruar në “Bota sot” se është tërhequr me gjasë, por nuk e ka thënë fjalën finale, por e kanë lënë me gjasë. Këtu nuk ka me gjasë”, thotë ky burim.  

Pritet fjala e fundit e Petrovës, i cili ditë me parë ka deklaruar: Do pranim dorëzimin e klubit nga themeluesit, raportin financiar dhe të gjitha ata që duhen sipas dokumentacionit. Sipas Petrovës, nuk ka pranim - dorëzim të klubit dhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të tërhiqet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat