Kastrioti fiton në Gjakovë, Shqiponja më e mirë se rivalja fqinje, Ferizaj dhe Prishtina me fitore bindëse

Hendboll

Kastrioti fiton në Gjakovë, Shqiponja më e mirë se rivalja fqinje, Ferizaj dhe Prishtina me fitore bindëse

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:33
Kastrioti fiton në Gjakovë,  Shqiponja më e mirë se rivalja fqinje, Ferizaj dhe Prishtina me fitore bindëse

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Derisa Prishtina fitoi bindshëm ndaj KEK-ut (44:9) dhe Ferizaj ndaj Dritës (36:24), ndeshjet e luajtura në Gjakovë ishin më të përafërta.
Shqiponja fitoi 30:26 ndaj Jusuf Gërvallës, kurse pas 30 minutave lojë Shqiponja kishte vetëm një gol epërsi, 11:10.
Më e barabartë ishte ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit. Në fund skuadra ferizajase, Kastrioti, fitoi me një gol dallim, 31:30. Kastrioti kishte epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, 14:12.

Ndeshjet Vjosa – Vushtrria dhe Istogu – Samadrexha luhen më vonë për shkak të ndeshjes ndërkombëtare në mes të Istogut e Vushtrrisë.

Nga dy fitore deri më tani i kanë Prishtina dhe kampioni në fuqi, Ferizaj.

Prishtina – KEK-u 44:9 (22:4)

Prishtina: Mehmeti 7, Kurteshi 6, Shala, Krasniqi 2, Behluli, Uka, Baftijari 7, Nivokazi 4, Stagova 7, Sefedini, Prapashtica 4, Ipçi 7

KEK-u: Klinaku 3, Asllani 2, Dedinca, Smakiqi, Aliu, E. Grajçevci, Kutllovci, Selmanaj 1, A. Grajçevci, An. Grajçevci 1, Alija 1

Ferizaj – Drita 36:24 (18:13)

Ferizaj: Haliti, Hoti 1, Ibraimi 1, Qerkini, Kupina 3, Basha 12, Dinolli, Huruglica 2, Kelmendi 10, Sylejmani 7, Domaneku

Drita: Pajaziti, Ramabaja 10, Jonuzi, Sadiku, Vokshi 2, Rexhepi 4, Rudhani 4, Hyseni, Ibraimi, Reqani, Arifi 4, Marovca, Jashari

Shqiponja – Jusuf Gërvalla 30:26 (11:10)

Shqiponja: Quni, Goqaj, Goqi 10, L. Ferizaj 4, Dobrunaj 1, E. Ferizaj, Arapi 1, Nuza 2, Zogaj, Fazlija 12, Jilta

Jusuf Gërvalla: Shala, Qufaj 5, Imeraj 1, Berisha, Çekaj 4, Tolaj 3, D. Çekaj 1, A. Imeraj 4, Gecaj 8

Vëllaznimi – Kastrioti 30:31 (12:14)

Vëllaznimi: Berisha, Mollakadrija, Frrokaj 4, Radoniqi 18, Gashi 1, E. Berisha, Hoda 3, Varaki 3, Goranci 1, Daija

Kastrioti: Gurgurovci, Salihu 5, Stagova 4, Reqica, Misini, A. Salihu 6, Beqiri, Grainca, Dinarica, Gashi 6, E, Reqica 1, P. Gashi 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat