Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, shkëlqen në Zvicër! Zena në formë

Hendboll

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, shkëlqen në Zvicër! Zena në formë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:36
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, shkëlqen në Zvicër

Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj ka realizuar pesë gola në fitoren 29:21 të Kreuzlingenit ndaj Mohlinit, në Ligën B të Zvicrës. Dedaj i realizoi pesë golat nga gjashtë tentime.

Drenit Tahirukaj shënoi dy gola nga pesë tentime, ndërsa mbrëmje të madhe kishte portiere Haris Berisha. Ai bëri plot 18 pritje kurse në drejtim të portës së tij shkuan 39 goditje. Pra kishte përqindje shumë të mirë. Tahirukaj e Berisha po ashtu luajnë për Kreuzlingenin.

Me pesë fitore e dy humbje, Kreuzlingeni renditet i treti dhe po lufton për kalim në elitë.

Paraqitje të mirë kishte të shtunën edhe portiere tjetër i Kosovës, Liridon Zena. Në elitën kroate, Zena priti tetë prej 16 goditjeve, por që nuk ishin të mjaftueshme. Skuadra e tij, Zamet, humbi 19:18 nga Varazhdini, në kuadër të javës së katërt. Forma e Zenës po shkon duke u ngritur.

Në Suedi, Endrit Abdullahi realizoi plot 9 gola në fitoren 37:29 të Rimbos ndaj AIK-ut, në kategorinë e dytë. Edhe forma e Abdullahit po ngritet para ndeshjeve të Kombëtares.

Leonard Gegaj realizoi një gol për Karra Hf që fitoi 29:25 ndaj Lindesbergut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat