Zbardhet çështja e rrogave të Kastrioti i Ferizajt! Ja e vërteta 

Hendboll

Zbardhet çështja e rrogave të Kastrioti i Ferizajt! Ja e vërteta 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:33
Zbardhet çështja e rrogave të Kastrioti i Ferizajt! Ja e vërteta 

Kastrioti i Ferizajt, dje nuk e ka zhvilluar ndeshjen kundër Trepçës nga Mitrovica, në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Lojtarët e Kastriotit nuk dolën në fushë dhe sipas një burimit brenda klubit, lojtarët nuk pranuan të luajnë se nuk i kanë marrë rrogat e qershorit.  Sipas listës që u zbardhë sot, pagat i kanë marrë lojtarët për muajin qershor. 

Blerim Maksuti, që i ndihmon përfaqësuesit të autorizuar të klubit, Bardhyl Ramadani, ka treguar të vërtetën dhe e ka zbardhur edhe listën e rrogave!  “Lidhur me publikimin në ‘Bota sot’, për hir të vërtetës, dua t’ju jap shënimet e vërteta. Secili lojtar që është paguar e ka nënshkruar dëftesën të cilat i kam unë, si shembull po e japim dëftesën e personit të autorizuar z. Bardhyl Ramadani që ka marr pagën.

Pagat janë marrë sipas Listës së poshtëshënuar”, tha Maksuti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas dëftesës, Bardhyl Ramadani, ka pagë mujore 300 euro.

Image

Paga e Bardhyl Ramadanit

“Unë kam qenë i angazhuar mi ndihmuar personit të autorizuar z. Bardhyl Ramadani. Klubi është marr me 20 janar 2020.
Janar………………………………………………………………………….. 11 ditë
Shkurti………………………………………………………………………..1 muaj
Marsi………………………………………………………………………….13 ditë
Prilli……….……………….………………………………………………… Pandemi
Maj……………………………………………………………………………..3 ditë
Qershor…….………………………………………………………………26 ditë
Totali i periudhës stërvitje dhe lojëra është: 2 muaj e 23 ditë. Në total kemi paguar 3 paga të plota.

Nuk i kemi zbrit as mungesat pa arsye.
Shpërndarja e Pagesave është bërë me këto data:
Paguar me dt. 11.02.2020 - Pagë e plotë, 11 ditë për janar dhe pjesa tjetër paradhënie për shkurt.
Paguar në dt. 12.03.2020 Pagë e Plotë.
Paguar me dt. 22.05.2020 1/2 e Pagës e Avansit edhe pse s’ka pas stërvitje.
Paguar me dt. 27.06.2020 1/2 (Pjesa e mbetur).

Çka do të thotë gjithsej janë paguar 3 paga për 2 muaj e 23 ditë.
Vërejtje: Vetëm z. Nijazi Behluli ka marr vetëm 1 pagë.

Z. Blerim Beqiri ishte trajner i të rinjve dhe nuk ka marrë pagë.
Unë i kam ndihmuar personit të autorizuar z. Berdhyl Ramadani i cili ka pasur qasje në bankë dhe i kam ndihmuar në përpilimin e Listave të pagave.

Image

Emri -  Mbiemri  - Pozita
Bardhyl Ramadani  - personi i autorizuar
Kasim Kamenica - trajner
Njazi Behluli - Staf Teknik
Adnan Rudari - Staf Teknik
Arbër Curri  - portier
Korab Syla - lojtar
Ylli Jupa - lojtar
Agon Selmani - lojtar
Endrit Tafarshiku  - lojtar
Ylli Qerimi - lojtar
Liridon Esati - lojtar
Dardan Dugolli - lojtar
Festim Mustafa - lojtar
Jeton Bislimi - lojtar
Gentrit Brahimi - lojtar
Besnik Bytyqi - lojtar
Arben Dugolli - lojtar
Aldi Rudari -lojtar
Lulzim Shabani - lojtar
Etrit Hoxha - lojtar
Drilon Bega - lojtar
Antonio Vozilo - lojtar
Parim Hajdini - lojtar

Në përfundimisht për lojën në Prizren me dt. 10.10.20 i kemi paguar nga xhepi drekën 90 euro dhe kontrollin mjekësor 220 euro”, tregon Maksuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat