Sela godet rëndë me karikaturë, KH Kastrioti në arkivol, njerëz me maska po e bartin...

Hendboll

Sela godet rëndë me karikaturë, KH Kastrioti në arkivol, njerëz me maska po e bartin...

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:22
Sela godet rëndë me karikaturë, KH Kastrioti në arkivol, njerëz me maska po e bartin...

Është një karikaturë e rëndë, por që është me kohën reale që po ballafaqohet klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). 

Kjo karikaturë për dikë është shumë e rëndë, është e papërballueshme ta shohësh një klub me renome në karikaturë dhe në arkivol, ku e bartin disa njerëz me maska. 
Këtë karikaturë sot e ka bërë karikaturisti i njohur Sela!

Sa e dhimbshme, sa neveritëse, për të mbërthyer vaj, por është një realitet. Kjo karikaturë ka një mijë e një fjalë. “O Zot, po varroset klubi. Të shtunën lojtarët nuk dolën ta zhvillojnë ndeshjen me Trepçën”, tha një dashamirë i flaktë i kësaj loje në kushte anonimiteti.

KH Kastrioti në arkivol, katër veta me maska e bartin... A thua ku po e dërgojnë?

Kjo karikaturë, jep sinjalin e fundit për ata që duhet të veprojnë dhe të marrin masa. Kjo karikaturë paraqet njerëz me maska, a thua kush janë ata?  

KH Kastrioti në arkivol, ende po merr frymë  por e kanë vënë në arkivol dhe a mos vallë është në mëshirën e këtyre maskave, a thua kush janë? Kush janë, kush janë? KH Kastrioti në arkivol, lutet që mos ta varrosin, mos ta varrosin, t’i japin edhe një rast, se ky klub dikur ka qenë në finalen e Kupës së Marshall Titos (1979) dhe shtatë herë në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë! KH Kastrioti në arkivol, po lutet që mos ta varrosin, do ende që të jetoj!!! 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat