Të gjithë janë në pritje se çfarë do të ndodh me Kastriotin e Ferizajt, a do t’i bindin djemtë që ta luajnë ndeshjen nesër në Prishtinë apo sërish nuk do të luajnë, në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkuj).
Kastrioti është në teh të shpatës, nëse nuk e luan edhe takimin e nesërm, atëherë lamtumirë elitë!
Burimet tona marrin vesh, se Federata e Hendbollit të Kosovës përkatësisht Komesari i Garave, nuk do t’i durojë më, por janë të vendosur qysh pas orës 24.00 të ditës së enjte të marrin vendimin: Kastrioti përjashtohet nga liga!
“Nëse nuk luajnë, ia pafshin hajrin vetvetes! Le të shkojnë një rang më poshtë. Nuk ka lutje, as falje për ta më”, tha një burim i afërt me Komesaarin. “Vendimi është gati, vetëm do të vuloset”, tha më tej.