KHF Ferizaj vazhdon garat në arenën ndërkombëtare! 

Hendboll

KHF Ferizaj vazhdon garat në arenën ndërkombëtare! 

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:23
KHF Ferizaj vazhdon garat në arenën ndërkombëtare! 

Kryetari i klubit të hendbollit Ferizaj, Xhavit Morina, ka thënë se do të përgatiten në çdo aspekt para sfidës me turket, Muratpasa Belediyesi.

Synimi i tyre është si kampione të Kosovës ta përfaqësojnë Kosovën sa më mirë.

“Skuadra jonë pas sukseseve të mëdha në hendbollin vendor, tani do të mundohet që të arrijë sa më shumë suksese edhe në garat europiane.

Kundërshtari i KHF Ferizaj do të jetë skuadra nga Turqia, Muratpasa Belediyesi. Një kundërshtar i pa-njohur për ne, por që pritët të sjellë emocione dhe dramë në dy ndeshje shumë të rëndësishme.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14/15 nëntor në Turqi, ndërsa ajo e kthimit një (1) javë më vonë në Ferizaj. 
Kjo është hera e parë që KHF Ferizaj është në arenën ndërkombëtare, një arritje e madhe nga vashat tona!”, njofton KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat