Kastrioti emëron kryetrajnerin dhe drejtorin e ri

Hendboll

Kastrioti emëron kryetrajnerin dhe drejtorin e ri

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:55
Korab Syla

Shtatë herë kampioni i pasluftës në hendboll (femrat), Kastrioti i Ferizajt, ka emëruar kyretrajnerin dhe drejtorin e ri!  

“Korab Syla është zgjedhur kryetrajner i ri për skuadrën e senioreve, Lirie Muhaxheri – kryetrajnere për kadete  dhe Vlora Jashari – drejtoreshë e re”, njofton anëtari i kryesisë Lulzim Abazi për gazetën kombëtare "Bota sot".

Në sallë ishin të pranishëm kryetar i ri, Ismet Shamolli dhe ai para anëtarëve të kryesisë i ka prezantuar kryetrajnerin dhe drejtoreshën. 

Image

Lirie Muhaxheri

Syla ka qenë prej hendbollistëve më të mirë në vendin tonë dhe emërimi i tij kryetrajner është një vendim i qëlluar.

Ndërsa Lirie Muhaxheri – ish hendbollistja më e mirë në vendin tonë, ish anëtare e Kombëtares së Kosovës, ka përvojën e duhur dhe është në vendin e duhur, kryetrajnere të kadete.

Image

Vlora Jashari

Vlora Jashari, kryetrajnere e deridjeshme, ish hendbolliste e dëshmuar  dhe e Kombëtares së Kosovës, është drejtoreshë në klubin me renome. Merret vesh se brenda klubit janë zotuar, se do të investohet dhe do të bëjnë një ekip që do të luftojë për titull dhe Kupën e Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat