Llazari: Lojtar, ju jeni heronj! Kush janë ata trima dhe analfabetë, që dojnë me shkatërruar klubin, le ta qesin kokën 

Hendboll

Llazari: Lojtar, ju jeni heronj! Kush janë ata trima dhe analfabetë, që dojnë me shkatërruar klubin, le ta qesin kokën 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:08
Llazari: Lojtar, ju jeni heronj! Kush janë ata trima dhe analfabetë, që dojnë me shkatërruar klubin, le ta qesin kokën 

Ish selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari-Katoliku, ka një apel për lojtarët e Kastriotit të Ferizajt.

 “Iu bëj apel dhe iu lus juve lojtarëve, heronj të qytetit, që të dilni nesër dhe ta luani lojën për të mirë të hendbollit, fusha është e juaja, e jo këtyre analfabetëve që vijnë në krye dhe defilojnë në sfidat e ndryshme, apo si kryetar e plotësojnë biografinë e tyre, secili që vjen aty. 

Është mirë që të investohet dhe jo vetëm të vijnë të plotësojnë biografinë e tyre. 

Lojtarët në të ardhmen mos të pranojnë të hyjnë pa e pasur ndonjë këshilltar profesional, që e njeh hendbollin dhe e din se çka janë kërkesat dhe nevoja e lojtarëve.
Le të jetë edhe pa të holla por një njeri që di të organizojë, që është i sinqertë. 

Sikur të kishte ndodhur në një shtet tjetër, çfarë klubi është me nam si Kastrioti,  klubi që ka marr pjesë në ligën më të fortë në botë dhe të vijë në këtë gjendje, jo që u dashtë me dhënë përgjegjësi si kryetar të klubit por edhe shteti mi marrë në përgjegjësi. 

Shpresoj se do ta pranojnë këtë apelin tim, e njohin dhe e dojnë këta djem hendbollin, janë aty për shkak të hendbollit dhe jo të individëve. 

Po e citoj një fjalë të Bashkim Haxhimusës, përgjegjës për sport në Ferizaj: “Deri kur Ferizaj kështu, kur vijnë kryetarët dhe presin komuna të investojnë, nuk ka nevojë për kryetarë të tillë, ashtu komuna e menaxhon vet”, e përkrahi deklaratën e Haxhimusës”, tha Llazari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“E, zhdukja e një klubi me një histori për lakmi, është turp.
Në krye të klubeve vijnë njerëzit që nuk e din se në hendboll nuk ka ofsajd dhe befasohen sepse referi nuk e ndërpreu lojën.

Kësi kryetar e njerëz ka nëpër kryesitë e klubeve dhe shiten si njohës të mirë. Fal këtij sporti shumë kushi e ka mësua Ferizajn, Kosovën e këtë e ka bë Kastrioti (ish Borci), e tash don ta shuajnë po kush janë ata trima le ta qesin kokën, le te deklarohen se nuk është veç të bëhesh kryetar e të mos kontribuosh po te shkatërrosh. Nuk është hera e parë që ndodhin këto probleme.

Edhe një herë i lus lojtarët që ta kryejnë punën e vet për çka janë. Kastrioti mbi gjitha”, - përfundon Llazari-Katoliku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat