Lojtarët: Kastrioti sot luan për hatër të veteranëve! Dy ditë afat Komunës së Ferizajt, nuk ka zgjidhje, nuk ka lojë

Hendboll

Lojtarët: Kastrioti sot luan për hatër të veteranëve! Dy ditë afat Komunës së Ferizajt, nuk ka zgjidhje, nuk ka lojë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:41
Lojtarët: Kastrioti sot luan për hatër të veteranëve! Dy ditë afat Komunës së Ferizajt, nuk ka zgjidhje, nuk ka lojë

Sa duket në horizont se ka zgjidhje, por në fakt kështu nuk po del! 

Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj sot kanë vendosur që të udhëtojnë dhe ta zhvillojnë ndeshjen (në orën 18.00) me Prishtinën në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

“Kastrioti sot luan për hatër të veteranëve! Sot luajmë për hatër të klubit. Sot luajmë për hatër të qytetit, për hatër të tifozëve!
Sot luajmë për hatër të emrit të madh, për hatër të hendbollit.

Sot udhëtojmë në Prishtinë dhe do të luajmë edhe pa paga, edhe pa kushte edhe pa asgjë. Sot vendosëm të sakrifikojmë, falë insistimit të veteranëve.

Dy ose tri ditë më së largu, nëse nuk zgjidhen problemet, nuk ka më lojë! Jemi të vendosur dhe do të luftojmë për të drejtat tona. I drejtohemi Kuvendit Komunal të Ferizajt, po i japin afat sportiv dy-tri ditë, bëjeni zgjidhjen ose nuk ka më lojë”, i përcjell fjalët e lojtarëve një burim brenda klubit të Kastriotit për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat