Agim Aliu, është në dorën tuaj klubi i madh: Shpëtoje ose shuaje! Djemtë po qajnë! 

Hendboll

Agim Aliu, është në dorën tuaj klubi i madh: Shpëtoje ose shuaje! Djemtë po qajnë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:29
Agim Aliu, është në dorën tuaj klubi i madh: Shpëtoje ose shuaje! Djemtë po qajnë! 

Problemet janë të mëdha në klubin me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Hendbollistët sot vendosën që të udhëtojnë për në Prishtinë dhe të zhvillojnë ndeshjen e Superligës së Kosovës, kundër Prishtinës.

Hendbollistët vendosën për hir të qytetit, për hir të veteranëve që ta luajnë këtë ndeshje, nëse nuk ka zgjidhje brenda dy-tri ditëve, ata nuk do të luajnë më. Klubi më i madh në vend, është para shuarjes.  Ky problem u bë film!

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është para një situate delikate, as në tokë dhe as në qiell. 
Agim Aliu, është në dorën tuaj klubi i madh: Shuaje ose shpëtoje! Djemtë po qajnë. Po qajnë për kushte! 

Agim Aliu, i ke dy mundësi: Ta shpëtosh ose le të shuhet klubi!

Agim Aliu, nëse nuk keni mundësi dhe as kapacitet financiar si Komunë, shuajeni klubin! 
Kosova ekziston edhe pa Kastriotin, edhe pa klubin më të madh, që ka dridhur dikur klubet më të forta në ish Jugosllavi!

Nuk është fundi i botës edhe nëse shuhet një klub i madh, por është turpi i madh që ta lejoni që të shuhet një klub me renome dhe që ka një emër aq të fuqishëm, Kastrioti!
Agim Aliu, merre guximin, nuk është marre të dilni publikisht dhe të tregoni sa e sa herë e keni ndihmuar këtë klub.

Nuk është marre ta sqaroni opinionin, sepse e keni të drejtën ekskluzive jo vetëm si i pari i Komunës, por keni dhënë mjete financiare si Komunë për klub dhe sa e dimë edhe sponsor keni gjetur kohë pas kohe! I nderuari Agim Aliu, Kosova është një vend i çudirave dhe nuk është habi pse klubi është në këtë situatë.  

Ekzistimi apo jo i Kastriotit është në duart tuaja, të Komunës së Ferizajt! Nëse disa burra apo patriota me bateri që ka qyteti i Ferizajt, nuk guxojnë të vijnë e ta thonë ndër sy, se edhe ju jeni hisedar apo një farë lloj pronari i klubit, është çështje tjetër. 

Sepse çdo kryetar i ri i klubit që po zgjidhet, vjen në zyrën tuaj dhe po e merr bekimin. A është ashtu apo jo! Gjithmonë të kuptojmë qetësinë, sinqeritetin, urtësinë tuaj dhe kulturën qytetare, por në fakt duhesh kësaj radhe të reagosh edhe qoftë nevoja më ashpër se kurrë, të bëhesh i pamëshirshëm, jo i butë përball kësaj situate. Heshtja juaj nuk mjafton, është koha të rrahësh tavolinën dhe mos të lejosh asnjë klub ferizajas, jo vetëm hendbollin, të bëjnë çka të dojnë, llogaridhënie dhe pikë.

Nuk është mirë që sot, disa djelmoshat të qajnë nga frika se po shuhet klubi! Agim Aliu, kështu nuk bën! Krejt në fund, edhe ju jeni të lodhur me këto drama, por përdore fuqinë tuaj, merr guximin dhe kapi për veshi ata që duhet mi kapur për veshi dhe ta kryejnë punën me nder, po se kreu me nder çojë në përgjegjësi! Boll më me drama! Rinia jonë do zhvillim dhe jo trauma, po shuhet nuk po shuhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat