Gjikokaj shënon 8 gola, shpallet më e mira

Hendboll

Gjikokaj shënon 8 gola, shpallet më e mira

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:08
Gjikokaj shënon 8 gola, shpallet më e mira

Ndeshje shumë të sukseshme ka zhvilluar të mërkurën hendbollistja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj. Ajo ka realizuar 8 gola për Follo HK Damer që fitoi 29:20 ndaj Gjerpen HK Skien, në kategorinë e dytë të Norvegjisë,

Skuadra e Gjikokajt, Follo, ka pesë fitore dhe një humbje ndërsa me 10 pikë renditet në vend të parë.

Është në rrugë të mirë për kthim në elitën norvegjeze, që është prej ligave më cilësore në Evropë.

Mirela Gjikokaj është shpallur lojtarja më e mirë e skuadrës së saj në këtë ndeshje të fituar me rezultat të thellë. Forma e saj po ngritet, ndërkohë që përzgjedhësi Agron Shabani po përcjell me vëmendje formën e lojtareve në prag të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese që i luajmë në fillim të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat