Shala: FHK të jetë më rigoroze në rastin e regjistrimit të ekipeve 

Hendboll

Shala: FHK të jetë më rigoroze në rastin e regjistrimit të ekipeve 

Nga: K.G. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:35
Shala: FHK të jetë më rigoroze në rastin e regjistrimit të ekipeve 

Veprimtari i shquar i hendbollit, Hasan Shala, ka sqaruar disa gjëra në lidhje me hendbollistët, sidomos në lidhje me deklaratën e ish hendbollistit të mirënjohur Adnan Rudari, kur thotë: “Fajtorët kryesorë janë Federata që nuk kërkon nga klubet me bë kontratë”. Shala ka dhënë disa arsyeja. 

“Mirëpo në rastin konkret pa dashur ta mbroj FHK-në, ai nuk e ka qëlluar nga se në aktet normative të FHK është paraparë ekzistimi i kontratave qysh kur isha në komisionet e Federatës!

Pyetja shtrohet vetëm në atë se si ato lidhen dhe raporti ekip lojtarë dhe anasjelltas andaj mendoj se lojtarët duhet të jenë më të kujdesshëm me rastin e tyre dhe se FHK të jetë më rigoroze në rastin e regjistrimit të ekipeve, sidomos të atyre të cilat ndoshta tentojnë të regjistrohen pa kontrata me lojtarë!

Duhet theksuar se ato janë amatore veç përjashtimeve në disa ekipe, ama duhet filluar profilizimi dhe ndërmarrja e masave edhe në këte aspekt!”, ka komentuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat