Të dielën derbi, Vushtrria-Istogu! Vushtrriaset - të motivuara

Hendboll

Të dielën derbi, Vushtrria-Istogu! Vushtrriaset - të motivuara

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:45
Të dielën derbi, Vushtrria-Istogu! Vushtrriaset - të motivuara

Të dielën e fundjavës (25 tetor) do të zhvillohet derbi në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) në kuadër të javës së tretë, mes fitueses së Kupës Vushtrrisë dhe Istogut.

Hendbollistet e Vushtrrisë po përgatiten maksimalisht për këtë sfidë dhe me synime për fitore. 

Lojtaret  Burneta Rama, Zade Zymberi,  portierja Njomza Kelmendi, me bashkëlojtare të tjera besojnë e shpresojnë se do të janë në nivelin më të mirë para derbit, që do të luhet në palestrën në Vushtrri.

Duket se vushtrriaset e kanë edhe formulën për t’i ndalur lojtaret kryesore të Istogut, si Esma Muratoviq, Albina Rugova, Tina Hetemi, Natalia Millatoviq, Pranvera Ferataj, Alberina Halitaj, po ashtu edhe për portieren Blerta Ahmetxhekaj etj. Vushtrria është e motivuar dhe ka rritur edhe shumë nivelin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat