Lojtarja e Istogut dhe më e mira në Kosovë, ftohet në Kombëtaren e Malit të Zi 

Hendboll

Lojtarja e Istogut dhe më e mira në Kosovë, ftohet në Kombëtaren e Malit të Zi 

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:11
Lojtarja e Istogut dhe më e mira në Kosovë, ftohet në Kombëtaren e Malit të Zi

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, boshnjakja Esma Muratoviq, që luan për ekipin më të organizuar në vendin tonë, nënkampionen Istogu, që ka një trajner të vyeshëm Faruk Shala, ftohet në Kombëtaren e  Malit të Zi. Ky është një imazh i mirë jo vetëm për Istogun por për tërë hendbollin e Kosovës.  

“Esma Muratovic ftohet në kombëtaren A të Malit të zi.

Per Johanson, selektori malazez ka ftuar hendbollisten e Istogut Esma Muratoviq në skuadrën përfaqësuese për pjesëmarrje në kampionatin botëror. Forma e lartë që po tregon momentalisht Muratoviq me Istogun ka bërë që të jetë e ftuar në njërën nga kombëtaret më të forta në botë, në hendbollin femëror.

Esma Muratoviq ka qenë pjesë e gjeneratës fantastike të kadeteve të Malit të Zi të udhëhequra nga Maja Saviq, por kishte pësuar lëndim të rëndë dhe më nuk kishte luajtur për Malin e zi. Johanson sot ka bërë publike listqn zyrtare dhe ku rikthyer hendbollisten e vitit në Kosovë në përfaqësuesen malazeze. 

Një e arritur shumë e madhe për Istogun dhe në përgjithësi për hendbollin e Kosovës që nga Superliga e Kosovës të ftohen hendbolliste në njërën nga skuadrat më të mira evropiane dhe botërore.
 Klubi Hendbollist Istogu i dëshiron shumë suksese Esmës me përfaqësuesen malazeze.”, thuhet në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat