Derbi në Vushtrri

Hendboll

Derbi në Vushtrri

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:35
Derbi në Vushtrri

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e sjellë edhe një herë derbin në mes të Vushtrrisë e Istogut. Këto dy skuadra janë takuar dy herë këtë muaj, në kuadër të garave evropiane.

Istogu ka shënuar dy fitore të thella dhe ka avancuar tutje.  Burneta Rama, portierja Njomza Kelmendi me bashkëlojtare do të luftojnë për të mposhtur Istogun. Ndërkaq, Istogu me lojtaret kryesore, si Esma Muratoviq, Tina Hetemi, Albina Rugova, Keta Venetsky, Tina Milatoviq, synojnë fitore.  

Të dielën nga ora 17:30 në Vushtrri, Istogu synon të vazhdojë serinë e fitoreve. Ndërkohë Vushtrria kërkon revanshin pas dy humbjeve rresht. Pritet ndeshje interesante dhe me rivalitet.

Të dielën janë edhe ndeshjet Drita – Shqiponja (15:00), Samadrexha – Ferizaj (17:30) e KEK-u – Vëllaznimi (16:30). Të shtunën janë ndeshjet Kastrioti – Vjosa (15:30) dhe Jusuf Gërvalla – Prishtina (13:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve në program është java e dytë. Të shtunën luhet ndeshja mes CLICK e Prizrenit (17:00), kurse të dielën janë ndeshjet Deçani – Ulpiana (12:00) e Dukagjini – Llapusha (16:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat