Publikohet lista e gjerë e Kombëtares së Kosovës U-18

Hendboll

Publikohet lista e gjerë e Kombëtares së Kosovës U-18

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:25
Publikohet lista e gjerë e Kombëtares së Kosovës U-18

Kryetrajneri i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll, Taib Kabashi, ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët llogarit për turneun në Bullgari e më pas edhe për Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Në listën e Kombëtares U18 janë 35 hendbollistë. Shumica janë të klubeve të vendit, që do të testohen të hënën.

Stërvitja testuese do të mbahet nga ora 16:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Hendbollistet që janë në listën e gjerë duhet të jenë në palestër në ora 15:30, ndërsa me vete duhet të kenë pajisjet sportive si dhe t’iu përmbahen masave në luftë ndaj COVID-19. Në listë janë tre hendbollistë që po e mësojnë lojën e hendbollit në vende evropiane.

Kjo gjeneratë grumbullohet për herë të parë së bashku, ndërsa turneu në Bullgari do të jetë shumë i rëndësishëm. Turneu mbahet prej 12 deri më 15 nëntor kurse pos Kosovës e Bullgarisë marrin pjesë edhe Turqia e Moldavia.

Lojtarët e përzgjedhur të hënën, do të grumbullohen sërish para udhëtimit për në Bullgari.

Shtabin teknik të Kombëtares U18 e përbëjnë edhe trajnerët Edmond Vokshi e Alban Haziri, që kanë punuar me këtë gjeneratë në kampin e vitit të kaluar.

Evropiani i Divizionit B mbahet në janar,

Lista: 

Ardin Berisha (Bsv Bern), Jon Vokshi (KH Besa Famgas), Ermal Dukaj (KH Besa Famgas), Burak Daci (KH Besa Famgas), Altin Cacaj (KH Besa Famgas), Sherif Mehmeti (Drenica), Bleart Zariqi (Drenica), Agon Bytyqi (Kastrioti), Resul Shala (Kastrioti), Redon Havolli (Llapi), Enis Rexhepi (Llapi), Fatlum Hasani (Llapi), Altin Mani (Llapi), Dardan Ramadani (Prishtina), Hekuran Ramadani (Prishtina), Drin Ferati (Prishtina), Emre Karabeg (Prishtina), Riad Tahiri (Prishtina), Alti Abrashi (Trepça), Avdyl Kelmendi (Trepça), Ermir Smaka (Trepça), Ermir Januzi (Trepça), Menot Pozhegu (Vëllaznimi), Eris Brahushi (Vëllaznimi), Permet Hoti (Vëllaznimi), Betim Idrizi (Vëllaznimi), Dritjon Melencia (Vushtrria), Amir Fazliu (Vushtrria), Besmir Muja (Vushtrria), Arjanit Hyseni (Vushtrria), Arjanit Murseli (Zhegra), Eldonit Shaqiri (Zhegra), Lundrim Haziri (Zhegra), Naël Rexhepi (Nancy Hendboll Club), Frilon Kqiku (TSV Haunstetten).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat