Besa Famgas – një shkallë më lartë se skuadrat tjera, ka shumë arsye që të mburret

Hendboll

Besa Famgas – një shkallë më lartë se skuadrat tjera, ka shumë arsye që të mburret

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:52
Prce

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja (meshkujt), është një shkallë më lartë se skuadrat tjera të Kosovës, me organizim dhe cilësi dhe ka shumë arsye që të mburret. Një punë e madhe po bëhet nga Hamëz dhe Enis Idrizi në klubin 14 herë kampion paslufte. 

“Në Kosovë bëjnë karrierën emra të respektuar të hendbollit që vijnë nga vende të tjera. Së fundi dy hendbollistë e një hendbolliste janë ftuar nga Kombëtaret e vendeve të tyre.

Te kampioni, Besa Famgas, kanë konfirmuar se ftesa ka ardhur me kohë për Nikola Prcen, që është prej lojtarëve më të respektuar dhe më të suksesshëm te Bosnjë-Hercegovina.

Image

Mallios

Ftesë ka pranuar edhe Charalampos Mallios. Ai është lojtari më i mirë i Greqisë, lider i kësaj kombëtareje.

Në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”, Bosnjë-Hercegovina është në grupin e dytë së bashku me Gjermaninë, Austrië e Estoninë. Më 5 nëntor luan ndaj Gjermanisë kurse më 8 nëntor ndaj Austrisë. 

Greqia është në grupin e parë së bashku me Francën. Serbinë e Belgjikën. Më 4 nëntor grekët luajnë ndaj Serbisë kurse më 8 nëntor e presin Francën.

Ftesë ka marrë edhe hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2019, Esma Muratoviq. Ajo është ftuar nga Mali i Zi. Selektori i Malit të Zi ka publikuar listën e gjerë për kampionatin evropian që mbahet prej 3 deri më 20 dhjetor. Te Mali i Zi janë ftuar 31 lojtare në ekipin e zgjeruar, duke përfshirë Muratoviqin dhe hendbollisten shqiptare, Dijana Ujkiq.Për shkak të situatës me pandemi, skuadrat kishin të drejtë të përfshijnë në listën e gjerë deri në 35 lojtare. Në listën finale do të jenë nga 16 hendbolliste.

Image

Muratoviq

“Ftesa i është dërguar edhe Esma Muratoviqit, bekut të Istogut të Kosovës. Ajo ishte pjesë e reprezentacionit të shkëlqyer të kadeteve, por pësoi lëndim të rëndë të gjurit dhe nuk ka luajtur më për seleksionet nacionale”, raporton “mnerukomet.me”.
Muratoviq ka luajtur për Malin e Zi në Lojërat Mesdhetare të vitit 2018”, shkruan në faqen Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat