Elma apo lojtarja më e mirë, rikthehet të Istogu

Hendboll

Elma apo lojtarja më e mirë, rikthehet të Istogu

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:55
Elma apo lojtarja më e mirë, rikthehet të Istogu

Hendbollistja Elma Kameri rikthehet të nënkampionja e Kosovës, Istogu! 

Rikthimi i saj e përforcon edhe më shumë Istogun, sidomos  për sfidat e Kupës së Evropës, kundër ekipit nga Bjellorusia Victoria-Berestie. 

Kameri luan në pozitën bek i majtë. 

Kameri ka qenë dy herë hendbollistja më e mirë e Kosovës, e shpallur nga Federata e Hendbollit të Kosovës. 

Ajo së fundit ka luajtur për ekipin belg Antwerpen.  Trajneri Faruk Shala është i lumtur që i kthehet lojtarja më e mirë dhe e bën edhe më të fortë skuadrën e tij. Istogu përgatitet për takimin e parë me 14-15 nëntor në Bjellorusi, ndaj Victoria-Berestie dhe pas një javë në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat