Të enjten grumbullohet Kombëtarja e Kosovës, nis misioni kundër Malit të Zi dhe Suedisë

Hendboll

Të enjten grumbullohet Kombëtarja e Kosovës, nis misioni kundër Malit të Zi dhe Suedisë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:43
Të enjten grumbullohet Kombëtarja e Kosovës, nis misioni kundër Malit të Zi dhe Suedisë

Të enjten (nesër) grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kombëtaren tonë e presin dy ndeshje të vështira në hapje të eliminatoreve për “Euro 2022”. Në fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2022, Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Janë kombëtare të suksesshme, por synimi është i qartë – kualifikimi në “Euro 2022”. Nuk do të jetë lehtë por të gjithë janë të vendosur për hapa tutje para.

Të mërkurën e ardhshme, më 4 nëntor, Kosova luan në Podgoricë ndaj Malit të Zi. Më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë. Për shkak të ngritjes që kemi pasur në vitet e fundit, kualifikimet I nisim prej fazës së dytë.

Por synojmë ngritje të mëtejme, ndonëse në situatë të vështirë dhe vërtetë sfiduese ku grumbullimi i ekipit më të mirë mbetet në dyshim. Lojtarët e Kombëtares të enjten paradite fillimisht do të testohen për COVID-19. Prej orës 13:00 akomodohen në Hotel International në Prishtinë. Stërvitja e parë është prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat