Të dielën dy ndeshje të javës së pestë 

Hendboll

Të dielën dy ndeshje të javës së pestë 

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 23:14
Të dielën dy ndeshje të javës së pestë 

Të dielën janë në program dy ndeshje të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në termin të njëjtë, prej orës 18:00, janë ndeshjet Trepça – Llapi e Vëllaznimi – Drenica.

Shpresohet në ndeshje të mira e hendboll të bukur. Tri ndeshje të xhiros së pestë tashmë janë luajtur.

Trepça është e pesta në tabelë me 5 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të katërt. Vëllaznimi renditet i teti me 2 pikë kurse Llapi është i nënti (parafundit) dhe në pritje të pikës së parë. Në fundjavë luhet edhe java e tretë në Ligën e Parë të hendbollistëve. Të shtunën janë ndeshjet: Drita – Rahoveci (19:00) e Samadrexha – Vjosa (19:00).

Kurse të dielën na presin këto ndeshje: Deçani – Lepenci (13:00), Ulpiana – Dukagjini (14:00) dhe Istogu – KEK-u (14:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat